78 mijë euro dieta në një muaj/ Ja deputetët që përfituan më shumë dhe ata me “zero” shpenzime

Data

Shpenzimet për dietat e deputetëve gjatë muajit dhjetor kanë kapur vlerën 7,832,097 lekë, ose rreth 78 mijë euro, vetëm për udhëtimet brenda vendit drejt zonave elektorale. Në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet për karburant, të cilat trajtohen më vete.

Sipas të dhënave zyrtare, disa deputetë rezultojnë me përfitime të konsiderueshme, ndërsa një grup tjetër nuk ka marrë asnjë pagesë nga ky fond.

Deputetët me përfitimet më të larta

Në krye të listës renditet Niko Peleshi, me 188,700 lekë të përfituara gjatë muajit dhjetor. Pas tij vjen Gazment Bardhi, me 171,258 lekë.

Në vijim të listës janë:

  1. Niko Peleshi – 188,700 lekë
  2. Gazment Bardhi – 171,258 lekë
  3. Klodiana Spahiu – 158,100 lekë
  4. Luçiano Boçi – 156,366 lekë
  5. Antoneta Dhima – 148,920 lekë
  6. Aurora Mara – 148,920 lekë
  7. Elda Hoti – 148,920 lekë
  8. Luan Baçi – 148,920 lekë
  9. Vangjel Dule – 148,920 lekë
  10. Bledjon Nallbati – 148,920 lekë

Këto pagesa lidhen me angazhimet e raportuara në terren gjatë muajit të fundit të vitit.

Deputetët me “zero” përfitime

Nga ana tjetër, disa ligjvënës rezultojnë të mos kenë përfituar asnjë lekë për dieta udhëtimi gjatë kësaj periudhe. Mes tyre janë:

  1. Ilirjan Pendavinji – 0 lekë
  2. Fadil Nasufi – 0 lekë
  3. Vullnet Sinaj – 0 lekë
  4. Fatmir Xhafa – 0 lekë
  5. Lindita Nikolla – 0 lekë
  6. Damian Gjiknuri – 0 lekë
  7. Bujar Leskaj – 0 lekë
  8. Ornaldo Rakipi – 0 lekë
  9. Agron Shehaj – 0 lekë
  10. Sali Berisha – 0 lekë

Shpenzimet për dietat pasqyrojnë lëvizjet e deklaruara të deputetëve në zonat elektorale, ndërkohë që në sfond po diskutohet edhe një ligj i ri për statusin e deputetit, i cili parashikon shtim të përfitimeve dhe privilegjeve për ligjvënësit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related