Me 84 vota kundër drejtësisë: Rama kërkon t’i heqë SPAK-ut kompetencat për të mbrojtur ministrat nga pezullimi

Data

Kur ke probleme me ligjin dhe 84 vota në parlement, zgjidhja është: Ndrysho ligjin! 

Edi Rama paraqiti sot paturpsisht propozimet për ndryshimin e ligjit, që i jep të drejtë prokurorisë të pezullojë nga detyra ministrat dhe kryeministrin. Ai kërkon me këto propozime t’ia ndalojë SPAK-ut këtë kompetencë. Dhe duke shfrytëzuar shumicën e cilësuar që ka arritur të garantojë në parlament falë një kodi elektoral të turpshëm, të miratuar me votat e opozitës, ai mendon se mund ti qepë ligjet sipas interesit të çastit.

Rama pretendon se kjo bëhet në emër të ndarjes së pushteteve, duke e konsideruar pezullimin e ministres Balluku si ndërhyrje të gjyqësorit në punët e qeverisë. Sipas tij, pezullimi i ministrit nuk lidhet thjesht me personin që është ministër, por me funksionin e tij në këtë post, çfarë cënon pushtetin ekzekutiv.

Në fakt, ai që po ndrëhyn në territorin e një pushteti tjetër është vetë Kryeministri, i cili po pengon prokurorinë të hetojë. Ministri nuk pezullohet për qef, por për të garantuar procesin e hetimit dhe kjo është kompetencë e gjykatës. Ligji ia ka dhënë këtë të drejtë gjyqësorit, për shkak se njerëz me funksione të larta, siç janë ministrat, e përdorin pushtetin e tyre për të penguar hetimet. Duke ia grabitur prokurorisë këtë kompetencë që ia ka dhënë ligji, Rama po ndërhyn në punët e drejtësisë për të mbrojtur veten prej saj. 

Ajo çfarë Kryeministri nuk kupton është se Prokuroria është një instrument llogaridhënieje në një sistem demokratik, i cili, ndër të tjera, ka për detyrë të kontrollojë pushtetet e tjera, sidomos qeverinë. Sidomos SPAK-u, si prokurori speciale e ngritur për t’ë luftuar korrupsionin, ka për detyrë të drejtpërdrejt kontrollin e qeverisë. Mospranimi për t’iu dorëzuar hetimeve është refuzim për të dhënë llogari, çfarë, përveç se një bashkëpunim në pengimin e drejtësisë, përbën shkelje të rëndë të parimeve mbi të cilat ngrihet rendi demokratik. 

Në të vërtetë Edi Rama nuk është kaq i leshtë në interpretimin e parimeve kushtetuese, por është fare i dobët përballë hetimeve që po ia zhveshin fletët e zullumeve një e nga një. Ai thjesht po ndjen rrezikun real që i vjen nga SPAK-u, ndaj po reagon agresivisht kundër tij.  Në kushte normale, nëse vërtetë njerëzit e tij do kishin ngrënë dardha pas shpine, çdo kryeministër do ishte i interesuar ti hapë rrugë hetimeve, në mënyrë që e vërteta të zbardhet sa më shpejt dhe ai të dalë i pafajshëm. Fakti që ai nuk është i gatshëm të zbardhë të vërtetat tregon vetëm kompromentimin e tij.

E megjithatë e keqja nuk mbaron këtu. Pak minuta pas breshërive të Ramës kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së, ishte Berisha që doli para kamerave dhe zbrazi bataret e veta kundër tyre. Ai lëshoi një lumë akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme si dhe Gjykatës, me të gjithë helmin e tij folklorik në sinkron të plotë me qeverinë. 

Prej kohësh tashmë, pozitë dhe opozitë bashkë, e kanë vënë në mes Prokurorinë e Posaçme, duke e akuzuar si e keqja më e madhe në këtë vend. Në fakt nëse ka një institucion që funskionon në këtë shtet, e që është realisht i pavarur dhe i pakapur nga dy karakatinat e politikës shqiptare, ky është SPAK-u. Ai është sot armiku i vetëm i të dyja palëve, dhe e vetmja luftë e vërtetë në këtë vend është: Lufta midis SPAK-ut dhe establishmentit politik ekzistues, përfshi këtu, Ramën, Berishën, oligarkët madje edhe krimin e organizuar.

Due nje titull shume agresiv 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related