Berisha: Vizita e Ramës në Kosovë, akt hipokrizie dhe pazare të turpshme

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një “armik të egër të Kosovës” dhe duke dënuar vizitën si një akt hipokrizie.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se Rama, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të tij ndër vite, ka dëmtuar sovranitetin dhe udhëheqjen e Kosovës. Ai pretendoi se kryeministri shqiptar ka zhvilluar pazare të turpshme në Beograd dhe ka ushtruar presion për miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Berisha kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se retorika e tij në forume ndërkombëtare, sipas tij, ka sjellë dëm për çështjen e Kosovës.

Në përfundim, kreu i PD-së e cilësoi vizitën si të papranueshme dhe u bëri thirrje gjyqtarëve në Hagë që të vendosin mbi bazën e ligjit dhe provave, duke shprehur bindjen se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës meritojnë drejtësi të plotë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related