Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi një video ku shihet i shoqëruar nga efektivë policie në ambientet e një aeroporti.
Pamjet e shpërndara në Instagram kanë nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit. Në video, artisti duket i qetë dhe situata nuk shfaq tension, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “P9”, bashkëpunimi i tij me Mozzik.
Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet dhe as vetë reperi nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyen e shoqërimit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kontroll rutinë apo një procedurë tjetër standarde sigurie.
Ngjarja ka lënë hapësirë për spekulime, ndërsa pritet një reagim zyrtar për të sqaruar situatën.
