Shehaj: Rama i trembet dosjeve, drejtësia po i afrohet pushtetit të tij

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e akuzuar këtë të fundit se po sulmon drejtësinë nga frika e hetimeve.

Sipas Shehajt, gjuha e ashpër e Ramës, ku përdori etiketime fyese ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, tregon shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit, veçanërisht pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe pezullimit të saj nga detyra.

Ai u shpreh se kryeministri po përpiqet të krijojë një pushtet të paprekshëm për veten, në një kohë kur, sipas tij, drejtësia po vepron me mbështetjen e ndërkombëtarëve për të hetuar zyrtarë të lartë.

“Qartësisht Edi Rama është shumë i shqetësuar, sepse mendonte se do të kishte një pushtet absolut dhe të përjetshëm, por kjo nuk do të ndodhë. Drejtësia, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, po i çon të korruptuarit para ligjit si kurrë më parë,” u shpreh Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia bëri thirrje për mbështetje të sistemit të drejtësisë, duke theksuar nismën e forcës së tij politike për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, deri tani janë mbledhur rreth 60 mijë firma nga qytetarët.

Shehaj theksoi se këto firma do t’i dërgohen institucioneve ndërkombëtare, për të treguar se qytetarët shqiptarë mbështesin vijimin e reformës në drejtësi dhe hetimin e zyrtarëve të lartë, pavarësisht presioneve politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related