Pas dënimit me 2 vite burg, Fredi Beleri i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Data

Eurodeputeti Fredi Beleri ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që e dënoi me 2 vite burg për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi këtë dënim. Relator i çështjes në Kushtetuese do të jetë gjyqtari Asim Vokshi.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, ndërsa më 5 mars 2024 u dënua nga GJKKO me 2 vite burg. Vendimi u konfirmua edhe nga Apeli i Posaçëm. Si bashkëpunëtor i tij u dënua edhe Pandeli Kokaveshi me 1 vit e 6 muaj burg, masë e cila u pezullua dhe u zëvendësua me shërbim prove për tre vite.

Pas ankimit në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi dënimin, Beleri qëndroi rreth 16 muaj në burg dhe më pas u lirua me kusht, me argumentin se kishte kryer dy të tretat e dënimit.

Ndërkohë, gjatë kohës që vuante dënimin në Shqipëri, Beleri mori mbështetje nga autoritetet greke dhe në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian u zgjodh eurodeputet nën siglën e partisë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në korrik ai u betua në Strasburg, me lejen e autoriteteve shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related