Rama: “Osmani u kërcënua për dy vite, nuk lejoi prokurorët të dhunonin zyrën e Presidencës”

Data

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë nga Prishtina gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” të Prof. Dr. Ahmet Shalës, ku foli për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe për situatën institucionale në Kosovë.

Rama tha për herë të parë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar për një periudhë dyvjeçare, pasi sipas tij ka refuzuar të lejojë prokurorët që të “dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit”.

“Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë,” u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri sulmoi sërish Gjykatën Speciale, duke e lidhur procesin me raportin e Dick Marty-t dhe me, siç tha ai, një plan afatgjatë që sipas tij ka nisur vite më parë. Rama theksoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk kanë lidhje me akuza për terror, pastrim etnik apo krime kundër civilëve, duke i cilësuar ata si njerëz që u armatosën “kundër një politike shfarosjeje”.

Deklaratat e Ramës pritet të nxisin reagime politike, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për shkak të natyrës së ndjeshme të procesit në Hagë dhe pretendimeve për presione institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related