Rama zbulon: Balluku ka kërkuar dorëheqjen tri herë, por e kam refuzuar deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimin e drejtësisë

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ai ka refuzuar t’i pranojë ato, duke theksuar se vendimi do të merret vetëm pas përfundimit të procesit hetimor.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se dorëheqja e parë është paraqitur në momentin kur ndaj saj u ngrit akuza, e dyta pas pezullimit dhe e treta pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Unë i kam refuzuar dorëheqjet. Dorëheqje në presion të një fuqie që është futur në pavarësinë e ekzekutivit nuk ka,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se nuk do ta pranojë dorëheqjen e saj deri në momentin kur të ketë një verdikt përfundimtar nga organet e drejtësisë, duke theksuar se kushtet nuk vendosen nga presioni mediatik apo “gjyqi popullor”.

Rama nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një fazë transformimi institucional dhe se është e rëndësishme të ruhet balanca mes pushteteve, duke paralajmëruar kundër, siç tha ai, “aventurizmit të një prokurori apo gjykatësi”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related