Dashi
Energjia është e lartë, por tensioni i brendshëm mund të të bëjë impulsiv. Shmang debatet e panevojshme, sidomos në marrëdhënie që kanë kaluar vështirësi. Në punë kërkohet vëmendje ndaj një çështjeje të lënë pezull.
Demi
Lodhja e ditëve të fundit ndihet, por në dashuri Hëna të favorizon. Mund të marrësh një shenjë të bukur nga partneri apo dikush që të pëlqen. Kujdes me shpenzimet, organizimi financiar është thelbësor.
Binjakët
Një ndjenjë nga e kaluara mund të rikthehet papritur. Dikush mund të mos mbajë një premtim dhe kjo të zhgënjen. Në aspektin profesional, është moment i mirë për të planifikuar projekte të reja.
Gaforrja
Hëna nuk është në anën tënde dhe kjo reflektohet në humor. Në dashuri shmang përplasjet, sidomos me shenja si Dashi apo Peshorja. Në punë kërkohet diplomaci.
Luani
Mos kërko perfeksion në gjithçka nga partneri. Je shumë i fokusuar te puna dhe kjo po ndikon në energjinë tënde. Sistemo prioritetet dhe gjej pak kohë për veten.
Virgjëresha
Një Hënë e favorshme ndihmon në zgjidhjen e keqkuptimeve. Sot është ditë e mirë për të mbyllur çështje të së shkuarës. Përqendrimi luhatet, ndaj shmang vendimet e nxituara.
Peshorja
Humori nuk është në maksimum, ke nevojë për pushim. Nëse një histori ka përfunduar së fundmi, zemra mund të hapet sërish. Organizimi financiar është prioritet.
Akrepi
Në dashuri ndihesh më i sigurt dhe magnetik. Kujdes me tonin arrogant. Në punë, qëndro në hije dhe shmang vendime të rrezikshme.
Shigjetari
Mërkuri në kundërshti kërkon kujdes në komunikim. Në çift, një fjalë e gabuar mund të krijojë tension. Në punë ka lodhje, por edhe mundësi të reja në horizont.
Bricjapi
Një lajm i bukur në dashuri mund të të surprizojë. Energjia rikthehet edhe në punë, pas një periudhe të qetë. Shfrytëzo momentin për të bërë hapa konkretë.
Ujori
Venusi dhe Mërkuri janë në anën tënde: ndihesh rebel, krijues dhe i frymëzuar. Në dashuri mund të marrësh një surprizë të këndshme. Në punë, situata po stabilizohet.
Peshqit
Nervozizmi mund të ndikojë në marrëdhënie, ndaj shmang debatet e kota. Energjia është e ulët, por me pak organizim do t’ia dalësh. Në punë kërkohet durim dhe qetësi.
