Një operacion policor kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Kamëz, ku është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas njoftimit zyrtar, në flagrancë është arrestuar shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar se e mbante armën të fshehur në banesën e tij.
Operacioni i koduar “Tracking” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas sigurimit të informacioneve se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën si dhe municion luftarak, që dyshohet se posedoheshin në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
