Kërkesa e SPAK për Ballukun, mblidhet javën tjetër Këshilli i Mandateve

Data

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar zhvillimet më të fundit që lidhen me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas burimeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes, ku do të përcaktohet data dhe ora e zhvillimit të saj. Në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe çështja e kompetencave të Këshillit në raport me kërkesën e SPAK.

Mbledhja vjen një javë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë lidhur me pezullimin e masës së vendosur nga GJKKO, që preku funksionet publike të Ballukut.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve do të marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e imunitetit dhe nëse do t’i hapë rrugë procedurave të mëtejshme parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related