Argita në SPAK pas akuzave ndaj Irena Gjokës për ryshfet 500 mijë euro, Prokuroria Speciale nis hetimet për

Data

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy të akuzuar në aferën “Partizani”, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për fyerje të gjyqtarit. Prokuroria e Posaçme ka nisur procedimin penal 193/2024, pas një kallëzimi të bërë më 19 tetor 2024 nga gjyqtarja vetë Irena Gjoka. Me të njëjtën filozofi sulmesh ndaj sistemit të drejtësisë si i ati, sulme personale dhe denigruese, pedagogia në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, Argita Malltezi, do të deklaronte në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe se në një video gjyqtarja Irena Gjoka del duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.

Akuzat e Argitës, si pjesë sulmeve të koordinuara të të gjithë familjes, iu bënë gjyqtares Gjoka, pikërisht sepse “guxoi” të vendoste masat e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Por e thirrur dje në SPAK, për të dhënë sqarime në kuadër të veprimeve hetimore që po bëhen nga prokurori Elvin Gokaj, e denjë për piruetat dhe mashtrimet politike si të atit, Argita Malltezi i bëri bisht deklaratave të saj dhe u tërhoq, duke thënë se ka ngritur pyetje dhe i është referuar medias. “Jam referuar shkrimeve në mediat prej gushtit 2024 që e akuzonin zonjës në fjalë për ato që nuk i kundërshton dhe nuk i ka kundërshtuar po për të cilën ka kërkuar Dumanin që ti lajë fytyrën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related