Policia: 18-vjeçarja në Sauk u vetëplagos me armë, 2 të arrestuar dhe 3 në kërkim për fshehje provash

Data

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak pas mesnate në zonën e Saukut, ku një 18-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet se është vetëqëlluar brenda ambienteve të një subjekti, fakt i konfirmuar pas veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, ndërsa e dëmtuara, me iniciale N. K., është paraqitur në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar nga dy shtetas, të cilët tashmë janë pjesë e hetimeve.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Po ashtu, tre shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 22-vjeçar i dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas autoriteteve, këta persona dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Ndërkohë vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related