Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut, ku një studente është qëlluar me armë zjarri brenda një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, e reja ndodhej në ambientet e hotelit së bashku me autorin e dyshuar. Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt, i cili ka degraduar në përdorimin e armës. Autori e ka qëlluar studenten brenda dhomës dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore nuk bëhet ende e ditur zyrtarisht.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
