Bozdo: “Durana Park”, ligj special për evazion dhe favore politike

Data

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin “Durana Park”, duke e cilësuar atë si një “ligj special korruptiv” në shërbim të kompanive pranë pushtetit.

Sipas Bozdos, koncepti i ashtuquajtur “park virtual” është i paprecedentë dhe i panjohur në vendet e Bashkimit Europian. Ai pretendon se përmes këtij modeli kompanive u krijohet mundësia të përfitojnë lehtësira fiskale, ndërkohë që aktivitetin e zhvillojnë jashtë hapësirës së parkut.

Deputeti demokrat akuzon se përmes këtij mekanizmi deformohet konkurrenca në treg dhe favorizohen subjekte të caktuara, të cilat, sipas tij, kanë përfituar edhe më herët fonde publike. Bozdo shton se ka depozituar një kërkesë zyrtare për informacion, për të marrë të dhëna mbi kompanitë përfituese, pronësinë reale të tyre dhe përfitimet financiare të realizuara.

Ai paralajmëron se opozita do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar transparencë të plotë dhe hetim mbi çdo element që, sipas tij, mund të përbëjë shkelje ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related