Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar Dashnor Sulën për emërimin si Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke i kërkuar që ta çojë deri në fund detyrën e re në përputhje me ligjin.
Përmes një reagimi publik, Braçe theksoi se “gjobat nuk janë alternativa e parë”, duke sugjeruar që inspektimet të fokusohen fillimisht te këshillimi dhe zbatimi i drejtë i ligjit, e jo ndëshkimi i menjëhershëm i bizneseve.
Me nota ironie, ai shtoi se largimi i Sulës nga politika aktive është “humbje për fshatin”, pasi sipas tij, deputeti fliste shpesh për problematikat e zonave rurale.
