Korreshi: Spitali i Lushnjës në degradim, pacientët trajtohen në korridor

Data

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e rënduar në Spitalin e Lushnjës, duke e cilësuar situatën si dramatike dhe në degradim të vazhdueshëm.

Sipas tij, spitali përballet me mungesë aparaturash dhe medikamentesh, ndërsa buxheti është ulur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Ai theksoi se urgjenca është zhvendosur prej muajsh në ambientet e maternitetit dhe shumë pacientë marrin shërbim në korridore.

Korreshi ngriti shqetësimin se pajisje si mamografia dhe skaneri janë shpesh jashtë funksionit, ndërsa një pjesë e analizave janë dhënë me koncesion privat. Ai kërkoi që spitalit t’i ndryshohet statusi nga bashkiak në rajonal, për të siguruar më shumë investime dhe fonde.

Deputeti u bëri thirrje përfaqësuesve të zonës që të ndërhyjnë për rritjen e buxhetit dhe përmirësimin e kushteve, duke theksuar se spitali u shërben rreth 250 mijë banorëve të disa bashkive të qarkut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related