Bozdo: “Durana” është skemë virtuale për përjashtime fiskale 15-vjeçare

Data

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, e cilësoi parkun teknologjik “Durana” si një “gropë të zezë” për financat publike, duke pretenduar se ai nuk ekziston fizikisht, por përdoret për të përfituar lehtësira të plota fiskale për 15 vite.

Sipas tij, përmes regjistrimit “virtual”, kompani të ndryshme përjashtohen nga TVSH-ja, tatim-fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale, pa pasur investim real apo aktivitet fizik në terren.

Bozdo argumentoi se ligji i vitit 2022 për parqet teknologjike parashikonte zhvillim real dhe prani fizike, ndërsa një VKM e janarit 2025 futi konceptin e fazës “virtuale”, duke hapur rrugë – sipas tij – për evazion fiskal dhe abuzime.

Ai theksoi se problemi nuk është ideja e parkut, por mënyra si është zbatuar, duke e quajtur “Durana” një skemë të krijuar për përfitime të paligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related