Afrim Qëndro prezantohet si kryeinspektor i IKMT: Fokus te parandalimi dhe transparenca

Data

Afrim Qëndro është prezantuar zyrtarisht në detyrën e re si kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Në fjalën e tij të parë pas emërimit, Qëndro e cilësoi detyrën si një vlerësim dhe përgjegjësi të shtuar, duke garantuar angazhim maksimal për forcimin e rolit të institucionit në mbrojtje të territorit dhe zbatimit të ligjit.

Ai theksoi se prioritet do të jetë parandalimi i shkeljeve në territor, duke nënvizuar se kontrolli dhe ndërhyrja në kohë janë më të rëndësishme sesa prishja e objekteve të ndërtuara pa leje. Sipas tij, puna e IKMT-së duhet të bazohet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe qendrore, si dhe në transparencë të plotë në ushtrimin e detyrës.

“Kontrolli mbi territorin për parandalimin e të gjitha shkeljeve është shumë më i rëndësishëm sesa prishja e objekteve pa leje. Puna në ekip duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe në funksion të ligjit”, u shpreh Qëndro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related