Gjysmë ton kokainë në thasë kafeje, tre shqiptarë dënohen me nga 15 vite burg në Zvicër

Data

Tre shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft në Zvicër, pasi u shpallën fajtorë për tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave zvicerane, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe. Droga ishte dërguar drejt Zvicrës, ndërsa ata kishin organizuar planin për ta marrë dhe për ta zhvendosur ngarkesën pa rënë në sy.

Hetimet zbuluan se të pandehurit kishin tentuar disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal në Frenkendorf, por pa sukses.

Ngarkesa me kokainë u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso-s në Romont, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e tre shqiptarëve.

Gjykata i shpalli fajtorë për trafik ndërkombëtar droge dhe vendosi dënimin maksimal prej 15 vitesh burg për secilin prej tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related