DETAJET/ Mashtruesi u prezantua në “Signal” si Erion Veliaj, i kërkoi biznesmenit 50 mijë euro

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni policor i koduar “Apps”, ku Policia e Tiranës arrestoi një të ri, i cili u kap në flagrancë duke i marrë 20 mijë euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.

Në pranga u vu shtetasi Shkëlqim Saraçi, 26 vjeç, banues në Tiranë, teksa u shpall në kërkim dhe organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., 24 vjeç.

Burime bëjnë me dije se mashtruesit dhe biznesmeni, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kanë biseduar në aplikacionin “Signal”, ku mësohet se mashtruesit janë hequr sikur ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata i kanë kërkuar biznesmenit 50 mijë euro në emër të Erion Veliajt. Biznesmeni ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës dhe ka bashkëpunuar me krimin ekonomik ku kanë lënë takim dhe e kanë kapur Shkëlqim Saraçin në momentin e marrjes së 20 mijë eurove.

Sipas bluve të kryeqytetit, shtetasi L. D., organizatori i skemës së mashtrimit, nga verifikimet rezulton se ndodhet jashtë shtetit, teksa bashkë me Shkëlqim Saraçin akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related