Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhbllokon disa llogari të Ardit Keros

Data

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të zhbllokojë katër llogari bankare të Ardit Keros, të sekuestruara më herët me vendim të Shkallës së Parë në Fier. Shuma totale e llogarive të zhbllokuara arrin rreth 18 mijë euro.

Sipas vendimit të dhënë më 12 shkurt 2026 nga gjyqtarja Igerta Hysi, u pranua pjesërisht ankimi i Keros, duke u shfuqizuar pjesërisht masa e sekuestros për disa llogari në lekë, euro dhe dollarë. Për pjesën tjetër, vendimi i Shkallës së Parë mbetet në fuqi.

Ardit Kero, ish-drejtor financiar i kompanisë Bankers Petroleum Albania, akuzohet si person kyç në një skemë të dyshuar evazioni fiskal dhe pastrimi parash që, sipas hetimeve, ka funksionuar për vite me radhë. Ai ndodhet aktualisht në masën “arrest shtëpie”.

Vendimi i Apelit mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related