SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në Lindjen e Mesme

Data

Shtetet e Bashkuara kanë nisur drejt Lindjes së Mesme aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford, më e madhja e flotës amerikane, mes tensioneve të rritura me Iranin.

Anija pritet t’i bashkohet aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe disa mjeteve të tjera luftarake që operojnë tashmë në rajon. Lëvizja ka shtuar spekulimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbetet i hapur për një marrëveshje me Teheranin, por paralajmëroi se në të kundërt situata mund të përkeqësohet. Prania e dy aeroplanmbajtëseve shihet si një sinjal i fortë strategjik nga Uashingtoni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related