Trump takon sot forcat speciale që kapën Maduros në Venezuelë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump, do të zhvillojë sot një takim me anëtarët e forcave speciale amerikane që morën pjesë në operacionin ushtarak që çoi në arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro në janar të këtij viti. 

Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e familjeve të ushtarëve të angazhuar në këtë mision. Trump e ka lavdëruar më parë operacionin si një nga më efikasët dhe të suksesshmit për forcat amerikane. 

Arrestimi i Nicolas Maduros u realizua më 3 janar 2026 gjatë një sulmi ushtarak të koordinuar nga forcat speciale amerikane në Venezuelë, një operacion i quajtur “Absolute Resolve”. Maduro dhe bashkëshortja e tij u dërguan në New York për t’u përballur me akuza federale, përfshirë trafik droge dhe terrorizëm ndërkombëtar.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related