Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë informacione të reja në lidhje me kandidatin e PS për Tepelenën, Termet Peci. Sipas denoncuesit, gjatë kohës kur Termet Peci ishte kryetar bashkie, ai ka shitur një automjet të bashkisë në mënyrë të dyshimtë. Për këtë çështje, ne kemi nisur verifikimet e nevojshme për të saktësuar faktet dhe, nëse provohen, për të bërë kallëzim penal.
Gjithashtu, qytetari ka bërë të ditur se në një pallat 9-katësh në Tepelenë, mbi komunën qendër, ndodhet një lokal bar-kafe në katin e parë, i cili është në pronësi të burrit të motrës së Termet Pecit. Sipas denoncuesit, prona është regjistruar në emër të kunatit të Pecit, Spartak Haska, ndërsa në letra dyshohet se është lidhur një kontratë për një fëmijë autik, kontratë e cila në fakt nuk ka ekzistuar, pasi në atë objekt nuk ndodhet asnjë fëmijë me nevoja të veçanta.
Në të njëjtin pallat, mësohet se Termet Peci disponon edhe dy hyrje të tjera. Qytetari i bën thirrje institucioneve që të verifikojnë këto të dhëna, duke deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë më tej për zbardhjen e të vërtetës.
Ne jemi duke kryer verifikimet përkatëse për të siguruar informacion të saktë dhe të plotë mbi këto akuza.
