“Centralizimi po vonon çështjet”/ Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore

Data

Dhoma e Avokatisë Vlorë i është drejtuar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për rishikimin e menjëhershëm të hartës së re gjyqësore, duke theksuar se ajo ka rezultuar e pasuksesshme në praktikë.

Sipas deklaratës, centralizimi i tepërt i gjykatave, veçanërisht në nivel Apeli, ka sjellë mbingarkesë serioze, vonesa të konsiderueshme në shqyrtimin e çështjeve dhe rritje të kostove për qytetarët. Avokatët vlerësojnë se aksesi real në drejtësi është vështirësuar ndjeshëm, sidomos për ata që jetojnë larg qendrave të përqendruara gjyqësore.

Në reagim theksohet se e drejta për një proces të rregullt ligjor dhe gjykim brenda një afati të arsyeshëm, e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, rrezikon të cenohet nga vonesat dhe përqendrimi i çështjeve në pak struktura.

Dhoma e Avokatisë propozon rikthimin ose krijimin e të paktën tre Gjykatave të Apelit, të shpërndara sipas ngarkesës reale të punës dhe kritereve gjeografike, me qëllim garantimin e një sistemi më efikas dhe më të aksesueshëm për qytetarët.

Në përfundim, avokatët paralajmërojnë se mosndërhyrja mund të sjellë rritje të ankesave në instancat ndërkombëtare dhe pasoja financiare për shtetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related