Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë seancës me argumentet përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Teksa avokati i Kadri Veselit po mbante fjalën përfundimtare në mbrojtje të tij, një prej gjyqtarëve të trupit gjykues, Christoph Barthe, është fotografuar nga mediat duke dremitur për pak çaste në sallë.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht dhe kanë tërhequr vëmendje, ndërkohë që procesi gjyqësor vijon me paraqitjen e argumenteve përmbyllëse nga mbrojtja dhe prokuroria.
