Humbi ndjenjat në protestë, Agron Gjekmarkaj transferohet nga Spitali i Traumës në QSUT. Momenti kur del me barelë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i PD do ta kalojë natën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Me urdhër të mjekëve ai u transferua nga Spitali i Traumës drejt QSUT-së për të qëndruar aty nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende saktësisht se çfarë ka ndodhur me deputetin demokrat, por opozita pretendon se ai është dhunuar nga forcat e policisë. Kjo e fundit mohon se ka ushtruar dhunë ndaj Gjekmarkajt, por thekson se ai nuk është ndjerë mirë dhe u largua nga protesta

Nga spitali i Traumes ku ai qendroi per disa ore u shpreh se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related