Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Beratit, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, shtetasi me inicialet P. M. dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela teksa punonte në objekt. Për shkak të dëmtimeve të marra nga rrëzimi, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar shkakun e ngjarjes.
