Personi në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari që tentoi grabitjen e një dege të FiBank në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e bankës i armatosur me kallashnikov dhe ka arritur të marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra nga një prej arkave. Megjithatë, ai nuk ka mundur të largohet nga godina.
Punonjësit e shoqërisë private të sigurisë kanë reaguar menjëherë, duke e neutralizuar dhe izoluar brenda ambienteve të filialit, deri në mbërritjen e forcave të policisë.
58-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa arma e zjarrit dhe shuma e parave janë sekuestruar si prova materiale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
