Tensione në Kuvend, Berisha sulmon deputeten e PS dhe kërkon heqjen e mandatit të saj

Data

Seanca plenare në Kuvend u ndërpre pas tensioneve të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren.

Në një lidhje live në rrjetet sociale nga salla e Kuvendit, Berisha lëshoi akuza dhe sulme verbale ndaj deputetes së PS-së, Zegjine Caushi, duke ftuar qytetarët e Roskovecit që, sipas tij, t’i heqin mandatin. Ai e akuzoi deputeten se po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Berisha u shpreh gjithashtu për Ervin Agasin, duke thënë se “ia mbathi”, në referencë ndaj zhvillimeve të fundit politike.

Tensionet në Kuvend vijojnë prej disa orësh, me përplasje verbale dhe ndërprerje të herëpashershme të seancës plenare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related