“Kur pushteti shkel ligjin, është mafie” – Kalaja: Shqipëria po qeveriset si tirani

Data

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë, ku përfaqësues dhe aktivistë të opozitës po mbajnë fjalime kundër qeverisë.

Nga podiumi, aktivisti i PD-së Aulon Kalaja sulmoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar mënyrën e drejtimit të vendit si tirani. Sipas tij, Shqipëria nuk po qeveriset më në bazë të ligjit, por nga një pakicë që ushtron pushtetin përmes abuzimit dhe korrupsionit.

“Çdo pushtet që shkel ligjin quhet mafie, jo qeveri”, deklaroi Kalaja, duke theksuar se kriza politike, ekonomike dhe shoqërore është pasojë direkte e keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Ai kritikoi ashpër edhe heshtjen përballë padrejtësive, duke u shprehur se vendi nuk po vuan vetëm nga veprimet e qeverisë, por edhe nga mungesa e reagimit qytetar. Sipas tij, askush nuk duhet të presë shpëtim nga jashtë, pasi ndryshimi vjen vetëm përmes përballjes dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Kalaja theksoi se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe se historia ka treguar se asnjë ndryshim i madh nuk është arritur pa guxim dhe sakrificë. Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos pranojnë normalizimin e padrejtësisë dhe të qëndrojnë në shesh për të kërkuar llogari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related