Seanca plenare është përfshirë nga tensione pasi kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ndërpre fjala gjatë diskutimit për çështjen e Belinda Ballukut.
Situata u përshkallëzua në momentin kur Berisha përdori një shprehje fyese nga foltorja, çka solli reagimin e menjëhershëm të drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, i cili vendosi t’i ndërpresë fjalën.
“Sa të jem unë kryetar Kuvendi, nuk mund të lejoj gjuhë të tillë,” u shpreh Peleshi, duke theksuar se nuk do të tolerohen shprehje të papërshtatshme në sallën e Parlamentit.
Pas këtij vendimi, deputetët e opozitës u afruan pranë foltores, duke kundërshtuar ndërprerjen e fjalës së Berishës dhe duke krijuar tension në sallë. Në vijim, fjala iu dha kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Debatet në Kuvend vijojnë të jenë të ashpra, me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me çështjet e fundit politike.
