Goditet grupi i trafikut të drogës në Elbasan, 45 kg kanabis dhe armë në pranga tre persona

Data

Një operacion antidrogë i zhvilluar në mbrëmje në Elbasan ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Aksioni u realizua nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, pas informacioneve se një automjet po transportonte drogë. Gjatë kontrollit të mjetit, uniformat blu sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri me municion, një shumë parash si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas burimeve policore, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është ndaluar në një zonë periferike të qytetit.

Gjatë operacionit, një efektiv policie është lënduar lehtë aksidentalisht nga thyerja e një xhami dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe për të zbardhur plotësisht rrjetin e trafikut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related