Berisha: “Brukseli nxori kartonin e zi, Rama të japë dorëheqjen”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të japin dorëheqjen, duke i cilësuar si “të pashpresë” dhe duke paralajmëruar pasoja politike e ndërkombëtare nëse, sipas tij, preket drejtësia.

Në një dalje për mediat, Berisha deklaroi se protesta e djeshme nuk ishte vetëm në Bulevard, por pati jehonë edhe në Bruksel, ku – sipas tij – u dha një mesazh i qartë kundër çdo tentative për të bllokuar reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit europian.

“Jeni të pashpresë, kjo është përgjigjja ime ndaj Ramës dhe Koçiut. Jepni sa më shpejt dorëheqjen. Rama është i gatshëm të ndezë Shqipërinë. Dje në Bruksel ishte kartoni i zi: mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet, dhe kjo është vetëm njëra masë”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin për një sërë vendimesh që, sipas tij, kanë dëmtuar interesin publik, duke përmendur projekte infrastrukturore dhe çështje pronash. Sipas Berishës, qytetarët dolën në protestë sepse kërkojnë drejtësi dhe ndryshim, ndërsa paralajmëroi se presioni opozitar do të vijojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related