Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, tensione para Kryeministrisë

Data

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua. Në drejtim të institucionit u hodhën fishekzjarrë dhe kokteje molotov, duke krijuar kaos dhe rrezik për sigurinë publike.

Forcat e policisë, të pranishme në perimetrin e sigurisë, reaguan menjëherë duke u bërë thirrje protestuesve që të ndalonin veprimet e dhunshme. Nga altoparlantët, policia kërkoi qetësi dhe respektim të ligjit, ndërsa forcat e rendit u pozicionuan për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas mbylljes së fjalimit të Berishës, ndërsa protesta, e cila deri në atë moment ishte zhvilluar me tension verbal dhe slogane politike, mori një kthesë më të ashpër. Ende nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin aktet e dhunës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related