Deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare të thirrur nga opozita këtë të martë, përpara Kryeministrisë.
Salianji u shfaq në shesh së bashku me mbështetës të tij, duke u pozicionuar krah protestuesve demokratë në tubimin kundër qeverisë. Prania e tij u pa si një sinjal mbështetjeje për protestën dhe për thirrjen e opozitës për ndryshim politik.
Gjatë protestës, Salianji zhvilloi takime me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, duke shkëmbyer biseda me protestuesit që ishin mbledhur nga zona të ndryshme të vendit.
Protesta para Kryeministrisë është pjesë e aksionit opozitar kundër qeverisë, me kërkesë për dorëheqje dhe përballje me drejtësinë, ndërsa tubimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.
