Shkelje të shumta në rrugë, Policia ndëshkon 285 shoferë dhe procedon 34 penalisht

Data

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet gjatë kësaj jave, duke ndëshkuar dhjetëra drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor. Si rezultat, janë vendosur gjithsej 285 masa administrative dhe janë proceduar penalisht 34 shoferë për shkelje të rënda që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, 99 drejtues mjetesh janë gjobitur për mosrespektim të radhës së lëvizjes, 67 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe 43 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit. Ndërkohë, 76 mjete janë bllokuar me karrotrec për parkim të gabuar ose për pengim të qarkullimit.

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se monitorimi i akseve kryesore dhe dytësore të kryeqytetit vijon 24/7, me prani të shtuar të efektivëve dhe përdorim të pajisjeve teknologjike bashkëkohore, me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se siguria rrugore është një përgjegjësi e përbashkët dhe shkeljet do të ndëshkohen pa tolerancë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related