U dënua me 1 vit burg nga GJKKO, Policia ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun Edison Memolla

Data

Policia e Durrësit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u dënua me 1 vit burg për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës kanë zbatuar vendimin e datës 9 shkurt 2026, që dënon me nga 1 vit burg Edison Memollën, si edhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale.

Gjithashtu, ndaj Memollës është vendosur masa ndaluese për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Me këtë vendim të formës së prerë, Bashkia e Rrogozhinës mbetet pa kryetar dhe, sipas ligjit, duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Hetimet e SPAK zbuluan se gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, Memolla kishte zhvilluar biseda me një punonjës të OSHEE-së, duke i kërkuar të mos ndërpriste energjinë elektrike për një abonent debitor, në këmbim të votës. Po ashtu, sipas dosjes hetimore, janë evidentuar edhe biseda për punësime në bashki si formë shpërblimi elektoral.

Hetimet për këtë çështje u konsideruan prova kyçe për dënimin e ish-kryebashkiakut, duke e bërë Rrogozhinën bashkinë e radhës që shkon drejt zgjedhjeve të reja pas një vendimi penal ndaj drejtuesit të saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related