Berisha thirrje proteste: Sot kryengritja paqësore për Shqipërinë europiane

Data

Partia Demokratike zhvillon sot protestën kombëtare përpara Kryeministrisë, me pjesëmarrje të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria. Tubimi është planifikuar të nisë në orën 17:00 dhe pritet të shoqërohet me masa të shtuara sigurie.

Keru i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje publike që qytetarët të bashkohen në atë që ai e cilëson si një “kryengritje paqësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Në një mesazh drejtuar mbështetësve, Berisha theksoi se protesta synon t’i dërgojë një mesazh të qartë Europës dhe opinionit ndërkombëtar se qytetarët shqiptarë nuk pranojnë, sipas tij, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga një grusht njerëzish.

Sipas Berishës, tubimi i sotëm është një reagim qytetar ndaj asaj që opozita e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut, presion ndaj drejtësisë dhe pengim të integrimit europian të vendit. Ai u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha qarqet që të jenë të pranishëm në shesh, duke e konsideruar protestën si një moment vendimtar politik.

Protesta e sotme vjen në një klimë të tensionuar politike dhe pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha të opozitës në muajt e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related