Një shtetas shqiptar rezulton i përfshirë në dokumentet e dosjes së financierit amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për trafikim qeniesh njerëzore, abuzime seksuale dhe marrëdhënie me të mitur.
Bëhet fjalë për një person me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, i cili sipas dokumenteve jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në qytetin e Nju Jorkut.
Emri i tij përmendet në të paktën 43 materiale të përfshira në dosjen që është bërë publike nga autoritetet amerikane dhe mediat ndërkombëtare. Këto materiale përfshijnë letra dhe shkëmbime email-esh mes V. Berishës dhe personave të afërt me Jeffrey Epstein.
Sipas përmbajtjes së dokumenteve, komunikimet lidhen me organizimin e një takimi në Manhattan, megjithatë deri më tani nuk ka informacion zyrtar që të konfirmojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shqiptarit në veprimtari kriminale apo abuzive.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi rolin konkret të V. Berishës në këtë çështje, ndërsa publikimi i dokumenteve ka ngritur pikëpyetje dhe ka shtuar interesin publik për personat e përmendur në dosjen Epstein.
