Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të fundit të një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga autoritetet serbe, duke e cilësuar veprimin si shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes për drejtësinë dhe dialogun të vitit 2015.
Sipas BE-së, kjo marrëveshje parashikon qartë se Serbia nuk duhet të iniciojë hetime apo ndjekje penale për krime të supozuara të kryera në Kosovë, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga institucionet e Kosovës. Juridiksioni për krimet e luftës dhe veprat e rënda që lidhen me konfliktin e viteve 1998–1999 i takon ekskluzivisht autoriteteve të Kosovës.
“Serbia është zotuar të respektojë këto parime dhe arrestime të tilla përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të obligimeve të saj ndërkombëtare,” u shpreh një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke i bërë thirrje Beogradit të ndalë praktikat e tilla.
Më 5 shkurt, autoritetet serbe arrestuan Mitehat Llozhanin sapo ai hyri në territorin e Serbisë nga Kroacia, nën dyshimet për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka marrë pjesë në veprime të armatosura kundër forcave serbe.
Nga ana tjetër, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se Llozhani ka marrë pjesë vetëm në disa stërvitje dhe nuk ka qenë pjesë e vijave të frontit. Sipas tyre, arrestimi është politik dhe pjesë e një praktike të përsëritur nga Serbia.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar reagim dhe angazhim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare për lirimin e tij dhe ndalimin e arrestimeve të tilla, të cilat po tensionojnë situatën në rajon.
Gjatë viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën akuza për krime lufte, një praktikë që ka shkaktuar reagime të forta politike dhe diplomatike, veçanërisht gjatë vitit 2025.