Bardhi: Kuvendi po mbron Ballukun me urdhër të Ramës, BE kërkon heqjen e imuniteteve

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas qëndrimit të Komisionit Europian lidhur me trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të deputetëve, duke akuzuar Kuvendin se po pengon drejtësinë për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Në një deklaratë publike, Bardhi përshëndeti qëndrimin e Komisionit Europian, duke e cilësuar atë si një thirrje të qartë për institucionet shqiptare që të mos vonojnë dhe të mos bllokojnë proceset e drejtësisë. Sipas tij, mesazhi i BE-së është i drejtpërdrejtë dhe i qartë: Kuvendi ka detyrim kushtetues të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit.

“Ky është një apel i hapur që Kuvendi të mos shndërrohet në pengesë për drejtësinë dhe të mos mbrojë zyrtarë të përfshirë në afera korruptive”, deklaroi Bardhi.

Ai akuzoi Kryetarin e Kuvendit se prej tetë javësh po vepron kundër drejtësisë, duke zbatuar, sipas tij, urdhra politikë të kryeministrit Edi Rama. Bardhi tha se Kuvendi është kthyer në një “bunker të korrupsionit qeveritar”, i përdorur për të penguar hetimet dhe veprimet e organeve të drejtësisë.

Sipas tij, mbrojtja politike ndaj Ballukut është një akt i rëndë që rrezikon seriozisht procesin e integrimit europian dhe minon besimin e qytetarëve te shteti ligjor.

Në përfundim, Bardhi theksoi se momenti aktual është vendimtar për Kuvendin dhe drejtuesit e tij. “Sot është momenti për të zgjedhur: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related