Vendim i formës së prerë/ Kryebashkiaku socialist Edison Memolla dënohet me burg, Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve

Data

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.

Me këtë vendim, pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit të dënimit, çka do të çojë Memollën drejt vuajtjes së dënimit me burg.

Si pasojë e vendimit, Bashkia e Rrogozhinë mbetet pa kryetar, ndërsa sipas ligjit pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme vendore për drejtimin e institucionit.

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite ndaj Memollës, duke e përjashtuar atë nga çdo detyrë shtetërore gjatë kësaj periudhe.

Ky vendim konsiderohet një tjetër precedent në hetimet dhe ndëshkimet për krimet zgjedhore dhe korrupsionin në nivel vendor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related