PD nesër protestë kombëtare, policia kërkon sqarime: Të përcaktohet ora e përfundimit, ndalohen maskat

Data

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës kombëtare që pritet të mbahet ditën e martë. Në shkresën dërguar autoriteteve, opozita ka bërë me dije se tubimi do të nisë në orën 17:00.

Policia e Tiranës i është përgjigjur PD-së me një shkresë zyrtare, ku kërkon që organizatorët të specifikojnë edhe orën e përfundimit të protestës, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu, policia ka rikujtuar se gjatë protestës nuk lejohet pjesëmarrja e personave të maskuar, duke theksuar se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet sipas procedurave përkatëse.

Ashtu si në protestën e fundit kombëtare, edhe për tubimin e nesërm pritet të jenë në gatishmëri rreth 1350 efektivë policie, të angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e incidenteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related