Dy aksidente të rënda gjatë natës në Itali, humbin jetën dy vajza – një i mitur në gjendje të rëndë

Data

Dy aksidente të rënda rrugore janë regjistruar gjatë natës në zonën e Barit, në Itali, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy vajzave dhe plagosjen e tre personave të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 7-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën provinciale 111. Një automjet, në të cilin udhëtonin katër persona, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes së fortë, një vajzë 26-vjeçare humbi jetën në vendngjarje. Impakti ishte aq i fuqishëm sa motori i makinës u shkëput dhe përfundoi dhjetëra metra larg.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një fëmijë 7-vjeçar, i cili u transportua me urgjencë në poliklinikën e Barit në gjendje të rëndë. Një i plagosur tjetër u dërgua në spitalin “Di Venere” në Bari, ndërsa i treti në spitalin e Monopolit.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën provinciale 67, mes qyteteve Bitritto dhe Bitetto. Një vajzë 20-vjeçare humbi jetën pasi automjeti që po drejtonte doli nga rruga dhe u përplas. Edhe në këtë rast, shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve tragjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related