Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Gerti Ilollari, i shpallur më herët në kërkim, i dyshuar për një plagosje me thikë të ndodhur në dhjetor 2025.
Sipas uniformave blu, Ilollari, në bashkëpunim me një tjetër shtetas i cili ishte arrestuar në flagrancë, ka plagosur rëndë një person me mjet prerës në rrugën “Irfan Tomini”. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
