Transport emigrantësh drejt Francës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Data

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 2700 euro secili.

Të arrestuarit janë Arselajd Morina, 24 vjeç, dhe Illzon Vllacaj, 22 vjeç, të dy banues në Kukës. Ata u ndaluan në zonën e mbikalimit të Kasharit, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre drejt destinacionit të premtuar, Francës.

Sipas policisë, emigrantët kishin paguar shumën prej 2700 eurosh secili për t’u transportuar ilegalisht drejt një vendi të Bashkimit Evropian. Gjatë operacionit të koduar “Relay 6”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet dhe dy aparate celularë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandimit të emigrantëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related