Ka përfunduar hapja e rrugës që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj në Vlorë, e cila ishte bllokuar për disa ditë si pasojë e rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga moti i keq.
Për shkak të shembjes së një masivi dheu, fshati Bashaj kishte mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e zonës, duke pamundësuar lëvizjen e banorëve dhe aksesin në shërbime bazë.
Forcat xheniere të ushtrisë kanë qenë në terren prej më shumë se dy javësh, duke punuar intensivisht për hapjen e një aksi alternativ dhe rikthimin e qarkullimit.
Aktualisht rruga është e hapur, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet një urë metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht funksional dhe më të sigurt për banorët e zonës.
