I fshehur që nga viti 2004, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Spanjë

Data

Një shqiptar i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine është arrestuar në Spanjë pas më shumë se 20 vitesh në arrati. Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe atyre spanjolle.

I arrestuari, me origjinë nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2004 dhe ishte dënuar në mungesë nga drejtësia italiane. Ai akuzohet për përfshirje në një rrjet të organizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, si edhe për posedim të paligjshëm armësh.

Sipas autoriteteve, shqiptari kishte rol aktiv në furnizimin e sasive të konsiderueshme të drogës, që përktheheshin në qindra doza ditore. Gjithashtu, gjatë hetimeve rezulton se ai kishte poseduar edhe sasi të mëdha marijuane me qëllim shpërndarjen, si dhe municione pa leje.

Pas lokalizimit të tij në territorin spanjoll, u bë arrestimi dhe aktualisht ai ndodhet në dispozicion të Gjykatës Kombëtare në Madrid, në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e mbetur me burg dhe gjobë.

Autoritetet theksojnë se hetimet për rrjetin ku ai ishte pjesë kanë qenë afatgjata dhe arrestimi i tij konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related